Anglia mendon për Guardiolën
Në Angli janë gjithmonë e më të sigurt për emrin e pasuesit të Gareth Southgate.
Sipas “The Indipendent” Federata e Futbollit është gati të mos emërojë pasuesin e Southgate që tani pasi pret të mësojë çfarë do të bëjë spanjolli në fund të sezonit.
Siç dihet Guardiola po mendon seriozisht për të braktisur Mançester Sitin në fund të këtij sezoni pas 15 trofeve të koleksionuar në “Etihad”.
Federata e Futbollit ka lënë të kuptohet se për këto 12 muaj mund të punësojë në rolin e komisarit teknik një trajner të përkohëshëm.