Anglia kundër UEFA-s: Nuk luajmë kundër Rusisë!
Federata e Futbollit ka qenë e qartë në pozicionin e saj për të mos lejuar sportistët rus të marrin pjesë në kompeticionet e organizuara nga UEFA.
Ditën e djeshme një nga vendimet që mori Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ishte edhe ai në lidhje me ekipet e moshave të Rusisë.
Sipas vendimit të fundit të organit në fjalë moshat deri në 17 vjeç do të kenë mundësi që të luajnë përsëri në kompeticionet e kontinentit tonë.
Këtë vendim të ri Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s e mori me justifikimin se fëmijët nuk kishin përse të privoheshin nga konkurenca me bashkëmoshatarët e tyre në Europë.
Ky vendim nuk është mirëpritur në Angli pasi Federata e Futbollit ka bërë me dije sot se nuk ka ndër mend që të ndjekë udhëzimet e reja.
Sipas Federatës në fjalë agresioni rus në Ukrainë duhet ndaluar me të gjitha mjetet dhe pjesëmarrja në aktivitet e ndryshme futbollistike të të rinjve rus nuk mund të jetë një përjashtim.