Anglia eliminon Zvicrën pas penalltive, kalon në gjysmëfinale
Kombëtarja e Anglisë është kualifikuar në gjysmëfinalen e Evropianit ‘Gjermani 2024’ pasi mundi Zvicrën, me rezultat 5-3 pas penalltive pasi që koha e rregullt dhe loja në vazhdime u mbyll baras 1-1.
‘Tre Luanët’ dhe zviceranët u ballafaquan në Dusseldorf në çerekfinalen e Evropianit ‘Gjermani 2024’.
Fraksioni i parë i kësaj sfidë ka dhënë një lojë mesatare, me pak raste të krijuara, megjithatë, ishte skuadra angleze që e kërkojë më shumë golin.
Të besuarit e Southgate patën një rast të mirë në finish të kësaj pjesë, por ishte Granit Xhaka që evitoi duke ndërhyre në momentin e duhur.
Pjesëloja e dytë solli dy gola. Fillimisht zviceranët përmes Embolo (75’) kaluan në epërsi prej 1-0. Mirëpo, gëzimi i skuadrës helvete nuk zgjati shumë pasi që Saka (80’), barazoi shifrat në 1-1, duke e rikthyer Anglinë në lojë, rezultat më të cilin edhe u mbyll koha e rregullt.
Në lojën shtesë dy herë nga 15-të minuta, Zvicra rrezikoi më shumë, sidomos në shtesën e dytë, kur i inkuadruari në lojë Xherdan Shaqiri qëlloi shtyllën.
Skuadra fituese u përcaktua nga penalltitë. Nga pika e bardhë më e suksesshme u tregua skuadra e angleze e cila fitojë ndeshjen me rezultat 5-3. Njërin nga golat për zviceranët nga penalltia e realizoi Xherdan Shaqiri.
Përfundimisht Anglia kalon në gjysmëfinale ku do të përballet me fituesin e ndeshjes Holandë-Turqi, kurse, Zvicra këtu e mbyll aventurën në EURO 2024.