Angli-Shqipëri, publikohen formacionet zyrtare

Angli-Shqipëri, publikohen formacionet zyrtare

Kombëtarja e Shqipërisë sonte në ‘Wembley’ të Londrës do të ndeshet me Anglinë, në sfidën e parë të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Kombëtarja shqiptare ka disa ditë që është duke u përgatitur për duelin me ‘Tre Luanët’, sfidë kjo tejet e vështirë për kuqezinjtë të paktën në letër.

Tashmë janë publikuar formacionet e të dy skuadrave.

Duhet cekur se kuqezinjtë në duel me anglezët vijnë me disa mungesa, derisa trajneri i Anglisë Thomas Tuchel do të zbresë në fushë lojtarët që janë në formën e tyre më të mirë.

Formacionet zyrtare:

ANGLIA: Pickford, Walker, Burn, Konsa, Lewis-Skelly, Rice, Jones, Bellingham, Foden, Rashford, Kane (C).

SHQIPËRIA: Strakosha, Balliu, Gjimshiti (C), Ajeti, Aliji, Ramadani, Asllani, Laçi, Asani, Bajrami, Uzuni.

Share This