Andi Zeqiri largohet nga Brightoni, firmos për Genk-un

Andi Zeqiri largohet nga Brightoni, firmos për Genk-un

Futbollisti kosovar Andi Zeqiri është bërë më klub të ri.

Zeqiri është larguar nga Brightoni për të vazhduar karrierën në Belgjikë. Ai është transferuar tek klubi i njohur belg, Genk.

Klubi belg përmes një njoftimi, ka zyrtarizuar reprezentuesin shqiptar të Zvicrës.

“Numri ynë i ri 9 ka ardhur. Andi Zeqiri bën transferimin nga Brighton dhe vjen për të forcuar sulmin tonë. Ai nënshkruan kontratë deri në vitin 2026 (+1)” – thuhet në njoftimin të Genk-ut.

Share This