Anderson flet për Ronaldon: Ne flinim, ai…

Anderson flet për Ronaldon: Ne flinim, ai…

I intervistuar nga Globoesporte, Anderson foli për përvojën e tij te Manchester United.

Ish-mesfushori brazilian u fokusua te bashkëjetesa me Cristiano Ronaldon, me kampionin portugez që në atë kohë e priste në shtëpi së bashku me Nanin: “Ne jetuam në shtëpinë e Cristiano Ronaldos për gati një vit. Stërvitja ishte në orën 9:30, por ndonjëherë duhet të shkonim shkonim në orën 6:30, se duhej të shkonim me të. Pushonim aty në barela dhe prisnim”.

Anderson më pas vazhdoi: “Sapo mbërrita në Manchester shkova në shtëpinë e Cristianos. E vlerësoj shumë. Ai më mësoi. Unë dhe Nani jetuam me të për gati një vit dhe nuk na munoi asgjë dhe ai nuk pranoi para. Në shtëpi kishte një pishinë të brendshme dhe të jashtme, një fushë tenisi…”.

“Nëse do të kisha pasur 5% të mentalitetit të Cristiano Ronaldos, do të isha ndër 20 mesfushorët më të mirë të momentit. Ai Manchestet United kishte shumë cilësi, por kishte pak lojtarë”.

Share This