Ancelotti zbulon të ardhmen e Modriqit, Kroosit dhe Nachos
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka thënë se Luka Modriq dhe Toni Kroos si dhe mbrojtësi Nacho do të largohen nga klubi vetëm atëherë kur ata e konsiderojnë se duhet ta bëjnë një gjë të tillë.
Strategu italian që të tre futbollistët i ka quajtur legjenda të klubit madrilen.
“Modriq, Kroos e Nacho do të vendosin për të ardhmen e tyre kur të duan ata. Legjendat e këtij klubit vendosi vetë se çka duan të bëjnë. Klubi e ka një respekt të madh për këta lojtarë, të cilët e kanë fituar të drejtën të vendosin për të ardhmen e tyre”, ka thënë Ancelotti.