Ancelotti: Titullar, Lunin, Ansu Fati lojtar me potencial

Ancelotti: Titullar, Lunin, Ansu Fati lojtar me potencial

Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në intervistën e dhënë para ndeshjes me Almerian u shpreh se lojtarët e blerë së fundmi duan ende  kohë për t’u përshtatur.

“Besoj se kemi marrë lojtarët që na duheshin, blerjet e reja janë duke u përshtatur mirë. Për pak kohë do të jenë në ritmin e ekipit. Porta? Kundër Almerias do të luajë Lunin, pasi Kepa nuk është ende gati, edhe pse  është duke punuar intensivisht”.

Tekniku italian foli edhe  për rivalët e Barcelonës, teksa u shpreh me superlativa për numrin 10 të katalanasve, Ansu Fati.

“Pa dyshim, Barcelona do të jetë rivali ynë edhe këtë edicion. Ata kanë qenë gjithmonë aty, kanë lojtarë shumë të mirë, në veçanti më pëlqen Fati, mendoj se ka potencial për t’u bërë një nga më të mirët në të ardhmen”.

Trajneri i Realit është në të njëjtën linjë me Guardiolën sa i takon kalendarit, pasi lojtarët do të detyrohen të luajnë në periudha të shkurtra kohore.

“Jam absolutisht dakord me Guardiolën sa i përket kalendarit, e kuptoj që jemi në kërkim të spektaklit, por është duke u bërë e papërballueshme”.

Share This