Ancelotti thotë se dëshiron të jetë te Real Madrid edhe pas vitit 2026

Ancelotti thotë se dëshiron të jetë te Real Madrid edhe pas vitit 2026

Carlo Ancelotti dëshiron të qëndrojë në Real Madrid edhe përtej vitit 2026.

Trajneri italian dikur futbollist i njohur ka folur pas rinovimit të kontratës, e cila e mbanë atë të lidhur me kryeqytetin spanjoll edhe për dy vite.

“Nuk e di nëse do të jetë periudha ime e fundit si trajner. Nuk e di se çfarë do të ndodhë pasi të përfundoj këtu. Mund të jem ende këtu, varësisht se sa i suksesshëm do të jem. Do të doja të jem trajner i Madridit dhe shpresoj se mund të vazhdoj të jem këtu më 2027 dhe 2028, sepse dua të qëndroj këtu”, është shprehur Ancelotti.

Emri i italianit ishte lidhur me një lëvizje drejt ekipit kombëtar të Brazilit, ku në shtetin latinoamerikan kishin thënë se ai ishte kandidati i preferuar, sipas Ancelottit, qëndrimi në Real ka qenë gjithmonë prioriteti i tij.

Pas tetëmbëdhjetë xhirove në La Liga, Real Madrid e kryeson kampionatin.

Share This