Ancelotti tallet me Vinicius Jr: Qau kur nuk u nominua për çmim nga FIFA
Carlo Ancelotti është tallur paksa me Vinicius Jr duke thënë se ai “qau për dy tri orë pasi që nuk u nominua për çmimin e futbollistit më të mirë nga FIFA.
Pasi që nuk është nominuar për ndonjë çmim të madh, çmime këto që u shpallën këtë javë, trajneri i Real Madridit është pyetur nëse 23 vjeçari është ndikuar nga lajmet, e ku përgjigja e Ancelottit ishte interesante gjatë konferencës për shtyp.
“Vinicius po qante në zhveshtore. E pyetja “çfarë ka ngjarë’ dhe ai tha: ‘ Nuk me kanë vendosur mua në listë’. Ai qau për tri apo katër orë dhe ne nuk ishim në gjendje ta ndalonim”, ka thënë me humor italiani.
Për shkak se ai nuk do të luajë shkaku i lëndimit, Ancelotti ka folur edhe për atë se si janë duke ndikuar lëndimet tek ai, shkruan Express.
“Ai po shërohet mirë nga lëndimi. E ka rritur shkallën e punës dhe gradualisht pritet të kthehet në stërvitje. Mendoj se do të kthehet më shpejt dhe jo sikur është thënë gjashtë javë”, tha ai.