Ancelotti: S’ka blerje në merkaton e janarit
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka shuar shpresat e tifozëve të gjigantit spanjoll në lidhje me përforcimet e mundshme në afatin kalimtar të janarit.
Trajneri italian kë bërë të ditur se klubi nuk është duke planifikuar asnjë blerje të re gjatë dimrit, por diçka e tillë mund të ndodh gjatë verës së vitit të ardhshëm, përcjellë KosovaPress.
“Ne nuk kemi planifikuar ndonjë blerje të re në afatin kalimtar të janarit. Mendoj që ky afat është i mbyllur për ne definitivisht. Militao dhe Courtois do të kthehen para përfundimit të sezonit. Asgjë nuk do të ndodh në janar. Në verë, ndoshta po, të shohim”, ka thënë Ancelotti.