
Ancelotti s’garon qëndrimin te Reali: Do të flas më 25 maj
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka refuzuar të garantojë se do të jetë në krye të madrilenëve për Botërorin e Klubeve që mbahet këtë verë.
Edhe pse italian këtë javë refuzoi ofertën për të marrë drejtimin e kombëtares së Brazilit, Ancelotti të shtunën në konferencën për medie para duelit me Celta Vigos, ka folur për të ardhmen e tij.
“Mund të sqaroj se kam shumë dashuri për këtë klub, për lojtarët dhe për tifozët. Për të ardhmen time do të flas më 25 maj. Nuk do të flas tani, nuk e di çfarë do të ndodhë, por çfarëdo që të ndodhë, do të jetë një lamtumirë fantastike”, tha Ancelotti.
“Në këto gjashtë vite nuk kam pasur kurrë përplasje me klubin dhe nuk do të kem as në ditën e fundit, kurdo që ajo të jetë. Mund të jetë 25 maji, ose edhe 2026…”, ka theksuar ai.
Ai ka folur për rezultatet e deritashme të ‘Los Blancos’ këtë sezon të garave.
“Vijmë nga një sezon pothuajse perfekt dhe kemi pasur shumë vështirësi. Por kanë mbetur edhe pesë ndeshje dhe gjithçka mund të ndodhë. Ajo që nuk mund të ndodhë është të dorëzohemi. Duhet t’i fitojmë këto pesë ndeshje dhe të japim gjithçka. Nëse fitojmë, sezoni mund të ndryshojë dhe të bëhet shumë i mirë”, ka përfunduar strategu italiane.