Ancelotti pas fitores ndaj Osasunës: Reali gjithmonë luan mirë

Ancelotti pas fitores ndaj Osasunës: Reali gjithmonë luan mirë

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, është shprehur i kënaqur me fitoren dhe paraqitjen e skuadrës së tij ndaj Osasunës.

“Los Blancos” mundën Osasunën (4-0), të shtunën në kuadër të La Ligës.

Strategu italian thotë se të besuarit e tij, deri tani kanë luajtur mirë, edhe pse sipas tij, skuadra është përballur me problemet e lëndimeve.

“Deri më tani kemi luajtur mirë. Pavarësisht problemeve të shumta që kemi pasur, por them se deri tani skuadra është përgjigjur mirë në të gjitha pikëpamjet”, ka thënë Ancelotti.

“E meta e vetme është derbi që nuk shkoi mirë, por në përgjithësi po ecim shumë mirë. Real Madrid gjithmonë luan mire. Kemi luajtur shumë mirë më dhe pa top. Pas disfatës kundër Atleticos ne u përmirësuam shumë nga pikëpamja mbrojtëse. Kritikat u priten mirë, andaj ju falënderoj”, ka pohuar tekniku italian.

Pas kësaj fitore, Reali rikthehet në krye të tabelës me 24 pikë, dy më shumë së Girona dhe katër më shumë së Barcelona.

Share This