Ancelotti para ndeshjes më të madh të vitit: Me City-n duhet guxim dhe personalitet
Në prag të ndeshjes së parë çerekfinale të Champions League, Carlo Ancelotti foli për ndeshjen e madhe kundër Manchester Cityt.
“Nesër aspekti mental do të jetë i rëndësishëm. Duhet të kemi guxim dhe personalitet në fushë”, tha trajneri i Real Madridit gjatë konferencës për shtyp.
“Jam i bindur se do të japim maksimumin, kemi mjaft cilësi për të konkurruar”.
“Çfarë mësova nga viti i kaluar? Se ne luajtëm pa guxim dhe pa personalitet. Janë dy aspekte shumë të rëndësishme… dhe na munguan në rikthim”, shtoi ai, duke rikthyer kasetën e kujtimeve në gjysmëfinalen e sezonit të kaluar.
“Natyrisht mungonte edhe loja. Ne nuk e menaxhuam ndeshjen në mënyrën më të mirë, ishte një çështje mendore dhe teknike. Ata na presuan shumë dhe ne nuk dinim të propozonim zgjidhje të tjera”.
Në funksion të ndeshjes ndaj Pepe, Ancelotti nuk është aspak i shqetësuar për drejtimin e ndeshjes.
“Arbitri? Për t’u përgatitur për një ndeshje si kjo ka gjëra të tjera për të menduar”, siguroi ai.
“Ne kemi katër lojtarë me kartona që rrezikojnë. Nëse ata nuk luajnë, ndeshja e kthimit do të varet nga të tjerët”.
“Para këtyre ndeshjeve jam gjithmonë nervoz, veçanërisht në orët para ndeshjes”, vazhdoi Carletto, duke përshkruar emocionet e tij në kuadër të ndeshjes kundër Cityt.
“Fundi i ndeshjes është me të vërtetë një lehtësim, ditët pas janë më të qeta, por vuajtja është pjesë e punës, të mban gjallë, për mua është karburant”, përfundoi strategu italian.