Ancelotti: Ndeshje e luftuar, penalltia nuk ishte
Pas fitores ndaj Napolit, Carlo Ancelotti ndihet i kënaqur.
“Ishte një ndeshje e vështirë dhe e luftuar. Ne nuk e nisëm mirë dhe pranuam një gol që mund të ishte shmangur, pastaj filluam të luanim – shpjegoi trajneri i Realit për Sky Sport -. Ne luajtëm mirë pjesën e parë, pastaj patëm një moment vuajtjeje pas dhënies së dyshimtë të penalltisë”.
“Futja e Modriçit na lejoi ta kontrollonim ndeshjen më mirë – shtoi ai -. I thashë arbitrit se nuk ishte penallti sepse kishte një devijim më parë. Penallti të tilla nuk jepen”.
Më pas për golin e Valverdes: “Më duket absurde të them se ka qenë autogoli i Meret. Valverde është një lojtar i madh dhe një mesfushor i madh – vazhdoi Ancelotti -. Mes shumë cilësive që ka, ai ka edhe një goditje të frikshme. Nuk e di sa gola do të shënojë dhe nuk është shumë e rëndësishme”.
“Është e habitshme që Bellingham është 20 vjeç. Ai ka personalitet dhe karakter dhe po demonstron të gjithë talentin e jashtëzakonshëm që ka”.
Së fundi për mbulimin e Osimhen: “Ne u përpoqëm të ishim dy kundër një me të. Qendërmbrojtësit bënë mirë pa lënë hapësirë pas tyre. Ne vuajtëm pak në krosime, por kjo është normale me të. Ishim mirë nga pas”.