Ancelotti lavdëron Diaz-in: Ai e meriton të luajë më shumë

Ancelotti lavdëron Diaz-in: Ai e meriton të luajë më shumë

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka lavdëruar futbollistin Brahim Diaz pas fitores ndaj Braga-s.

“Los Blancos” e mundën Braga-n (3-0), duke bërë hapin e madh për kualifikim në rundin tjetër të Ligës së Kampionëve.

Strategu italian tha se Diaz, i cili hapin serinë e golave në duel me Braga-n, bëri një ndeshje të madhe.

Sipas Ancelottit, Diaz meriton të luajë më shumë.

“Brahim luajti një lojë shumë të kompletuar. Ai meriton të luajë pak më shumë”, ka thënë Ancelotti.

Share This