Ancelotti krahason Bellinghamin me Zidane

Ancelotti krahason Bellinghamin me Zidane

Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti ka krahasuar yllin e ri, Jude Bellingham dhe legjendën e klubit, Zinedine Zidane.

Ancelotti ka theksuar se Bellingham është golashënues më i mirë se francezi, por Zidane ka aftësi më të mira teknike, shkruan lajmi.

“Është e vështirë të krahasosh dy breza të ndryshëm. Një nga ndryshimet që shoh është se Bellingham është më i mirë si golashënues, por Zidane kishte një cilësi individuale që Bellingham nuk e ka. Ka ndryshim, por ky është futbolli modern, i cili kërkon lojtarë të fortë fizikisht si Bellingham, të aftë për të mbuluar të gjithë fushën shumë shpejt”, tha ai.

20-vjeçari po kalon një sezon fantastik në “Santiago Bermabeu”.

Ai ka arritur të shënojë 15 gola e katër asistime në 16-të ndeshje.

Share This