“Ancelotti ka bërë punë të mrekullueshme me blerjen e Bellingham-it”

“Ancelotti ka bërë punë të mrekullueshme me blerjen e Bellingham-it”

Ikona e futbollit italian, Alesandro Del Piero, ka thënë se trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka bërë punë të mrekullueshme me transferimin e Jude Bellingham-it.

Ylli anglez gjatë verës që lamë prapa, iu bashkua madrilenëve nga Borussia Dortmund. Bellingham është duke bërë një sezon fantastik me fanellën e “Los Blancos”.

Del Piero thotë se anglezi është duke shkëlqyer në çdo cep të fushës.

“Ancelotti ka bërë një punë të mrekullueshme me Bellingham, duke e përdorur atë me mençuri. Ai nuk erdhi si një zëvendësues i Benzemas por Reali është duke e përdorur vrapimin e tij për ti lënduar kundërshtarët”, ka thënë Del Piero.

“Bellingham është duke shkëlqyer fizikisht, ka personalitet dhe është duke shënuar gola. Me ose pa top ai është i fortë në çdo cep të fushës”, ka theksuar ish-futbollisti i madh italian.

Share This