Ancelotti: Jo frikë nga Arsenali

Ancelotti: Jo frikë nga Arsenali

“Në Champions League, eksperienca të lejon të mos kesh frikë nga këto ndeshje”. Është receta e Carlo Ancelottit, trajnerit të Real Madridit që nesër përballet me Arsenalin në ndeshjen e parë çerekfinale. “Përvoja të lejon të mos kesh frikë nga ky presion”, shtoi trajneri italian, fitues i pesë Champions League dhe mbajtës në fuqi i trofeut.

Madrilenët përballen me një ekip relativisht të papërvojë si Arsenali në kompeticionin më të lartë evropian, që e rizbuloi sezonin e kaluar pas një mungese shtatëvjeçare. Por Mikel Arteta ka bërë një punë fantastike që kur mori Topçinjtë në fund të 2019.

“Ai ka ndërtuar një ekip të kompletuar, nuk ka shumë në Evropë – , tha Ancelotti. Ekipi është më i fortë se në të kaluarën dhe do të jetë edhe më i fortë në të ardhmen”.

Share This