Ancelotti ishte pranë stolit të Brazilit, thotë Ronaldo

Ancelotti ishte pranë stolit të Brazilit, thotë Ronaldo

Legjenda braziliane, Ronaldo Nazario, ka konfirmuar se vitin e kaluar janë zhvilluar negociata mes Carlo Ancelotti dhe Federatës Braziliane të Futbollit për postin e trajnerit të ‘Seleçao-s’.

Si president i Real Valladolid, Ronaldo luajti një rol ndërmjetësues në negociatat fillestare me trajnerin e Real Madridit.

“Negociatat mes Ancelottit dhe Brazilit nuk ishin një fantazi, sepse unë vetë ndihmova në këtë proces duke biseduar me Carlon”, ka thënë Ronlado në një intervistë për Charla Podcast.

“Nëse ai nuk do të kishte fituar asgjë, Real Madrid do ta kishte shkarkuar dhe ai do të kishte ardhur për të drejtuar Brazilin. Por ai fitoi Ligën e Kampionëve dhe qëndroi edhe një vit”.

“Pra, ai nuk ishte i lirë. Real Madrid nuk e lejoi të largohej”, përfundoi ish-sulmuesi brazilian.

Share This