Ancelotti insiston se Man City është favorit në Ligën e Kampionëve
Trajneri Carlo Ancelotti thotë se Manchester City do të vazhdojë të jetë favorit për ta fituar Ligën e Kampionëve.
Real Madrid si gjithnjë vlerësohet si një nga skuadrat që do të avancojë deri në finale shkaku i 14-të trofeve në këtë kompeticion, mirëpo tekniku italian insiston se kampioni aktual është favoriti.
Në konferencë për shtyp para ndeshjes ndaj Union Berlin, Ancelotti ka treguar arsyet se pse skuadra e Pep Guardiolas mbetet favorit kryesor.
“Man City është favorit sepse ka skuadrën që e fitoi këtë garë në vitin e kaluar dhe nuk kanë bërë shumë ndryshime”.
“Sidoqoftë, Liga e Kampionëve gjithmonë sjellë befasi. Real Madrid është skuadër që do të luftojë deri në fund. Nuk e shohim vetën si favorit asnjëherë, njësoi si Man City besoj”.
“Por e fituan vitin e kaluar dhe mund ta fitojnë prapë. Mund të thoni se ata janë favoritët”, ka theksuar strategu italian.