Ancelotti, i magjepsur nga Endrick: Cilësi, fuqi dhe shpejtësi mbresëlënëse
Carlo Ancelotti ka parë disa kampionë gjatë karrierës së tij të gjatë dhe të suksesshme si trajner.
I fundit që ai ka nderin të menaxhojë nën drejtimin e tij është braziliani Endrick, i cili duket se i ka lënë menjëherë përshtypje.
“Ka qenë një javë shumë emocionuese për të, është shumë i ri, ka cilësi mbresëlënëse, është shumë i fuqishëm dhe i shpejtë, do të përshtatet shpejt me grupin”.
“Nuk do i kërkoj shumë sepse në këtë javë të parë duhet të kemi parasysh që ishte një moment shumë emocionues për të”.