Ancelotti: Fryma e kësaj fanellë është të besosh deri në fund
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, është shprehur i lumtur me fitoren e skuadrës së tij kundër Union Berlin.
“Los Blancos” e kanë nisur me fitore aventurën e re në Ligën e Kampionëve, duke mundur mbrëmë skuadrën gjermane (1-0), falë golit të Bellingham, i cili shënoi në kohën shtesë.
Tekniku italian pas ndeshjes tha se nuk ishte fitore e lehtë, sepse sipas tij, Union Berlin nuk la asnjë hapësirë në fushë.
“Nuk na lanë asnjë hapësirë mes rreshtave, por ne u përpoqëm. Mund të kishim shënuar më herët, por është e rëndësishme ta bëjmë këtë në fund, sepse fryma e kësaj fanelle është pikërisht kjo: të besosh deri në minutën e fundit”, ka thënë Ancelotti.
Strategu italian ka lavdëruar autorin e golit. Sipas tij, Bellingham ka cilësi të mëdha.
“Ai ka cilësi dhe gjithashtu duket edhe me fat. Kur hyn nga mesfusha është më i gatshëm se të tjerët dhe po e shfrytëzon këtë aftësi të tij”, ka theksuar Ancelotti.