Ancelotti: Brahim Diaz është rritur falë Milanit

Ancelotti: Brahim Diaz është rritur falë Milanit

“Ai u rikthye pas viteve të tij te Milani me më shumë njohuri në nivelin taktik dhe me më shumë këmbë, është më i fuqishëm. Në hapësira të ngushta e tregon shumë veten, është i rëndësishëm në mbrojtje, punon shumë në çdo pozicion. Bën mirë kudo që ta vendosësh, po na ndihmon shumë, është shumë i plotë”.

Carlo Ancelotti ka folur për Brahim Diaz, duke vlerësuar punën e kuqezinjve në vitet e mëparshme.

Trajneri italian foli në një konferencë për shtyp në prag të derbit të Kupës së Mbretit, duke shpjeguar gjendjen e skuadrës pas fitores në Superkupë:

“Skuadra është mirë, do të jetë një tjetër ndeshje shumë e komplikuar, Atletico është një rival që u provua në Superkupë, ndeshja ishte e barabartë, presim një ndeshje edhe më të komplikuar, ata luajnë në shtëpi dhe po bëjnë shumë mirë, çdo ndeshje është e ndryshme, nuk është ndeshje kampionati, duhet ta bëjmë këtë llogari. Mund të ketë kohë shtesë, penallti… nuk ka rëndësi se çfarë kemi bërë deri tani”.

Share This