Ancelotti: Bellingham mund të pushojë, Brahim Diaz dhe Arda Guler janë gati
Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti ka folur për “Sky Sport” në prag të ndeshjes së nesërme kundër Bragës, ndeshje e vlefshme për grupet e Champions League.
Analiza e trajnerit italian nis me gjendjen fizike të Jude Bellingham, pasi anglezi pësoi një problem në shpatull.
“Ai është mjaft mirë, është i disponueshëm, por duhet të shoh nëse do të jetë titullar apo nëse do të pushojë në një ndeshje pas problemit në shpatull. Ai është stërvitur, por unë do të vlerësoj situatën. Nëse nuk do të jetë në dispozicion, kemi gati Brahim Diaz dhe Arda Guler, me ktë të fundit që ka cilësi tepër të mira dhe të gjithë tifozët po presin ta shohin në fushë.
Vinicius dhe Rodrygo nuk po shënojnë shumë? I shoh gjithmonë në lojë dhe në cilësitë që tregojnë. Sulmuesit ndonjëherë shënojnë gjithmonë, herë jo, por së shpejti do të shihni golat e dyshes braziliane”, është shprehur ndër të tjera tekniku italian i Real Madrid.