Ancelotti arsyetohet kështu pas eliminimit të Realit nga Atletico

Ancelotti arsyetohet kështu pas eliminimit të Realit nga Atletico

Real Madridi është eliminuar nga Atletico Madrid dhe ka dështuar të kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Mbretit.

Reali u mposht pas vazhdimeve me rezultatin 4:2, me kohën e rregullt që u mbyll baras 2:2.

Pas ndeshjes, ka folur trajneri italian, Carlo Ancelotti, i cili dha arsyet e veta pse klubi i tij pësoi.

“Atletico kishte një javë kohë për t’u përgatitur për këtë ndeshje. Normal se ata kishin avatazhin”, u shpreh Ancelotti pas ndeshjes së mbrëmshme.

Kështu, Atletico Madrid kalon në çerekfinale, duke iu bashkangjitur ekipeve si Barcelona, Mallorca, Sevilla, Celta Vigo, Girona, Real Sociedadi, Athletic Bilbao e Mallorca.

Share This