“Analistët e oligarkëve” – Kurti “sulmon” përsëri gazetarët: Nuk mund të shëroj xhelozinë e tyre

“Analistët e oligarkëve” – Kurti “sulmon” përsëri gazetarët: Nuk mund të shëroj xhelozinë e tyre

Kryeministri Albin Kurti ka sulmuar përsëri gazetarët e analistët e studiove televizive.

Kurti nga tubimi në Prizren sikurse edhe nga disa tubime tjera zgjodhi që të merret me analistët e studiove televizive.

Sipas Kurtit, populli është i kënaqur me qeverisjen e tij, kurse të pakënaqur janë vetëm disa individë, siç janë analistët edhe krerët e partive opozitare.

“Ka të pakënaqur në studiot televizive. Ata janë të pakënaqur nga lakmia dhe nga xhelozia. Ata nuk janë as pakicë, ata janë individë. Individë të pakënaqur nga lakmia e xhelozia por jo nga papunësia. Qeveria jonë nuk mund të merret me ata siç janë analistët dhe krerët e partive opozitare. Individët e pakënaqur qofshin analistët e oligarkëve ose kryetarët e partive unë nuk mund t’i shëroj se nuk mund të merrem me xhelozinë e individëve”, ka thënë Kurti.

Share This