ANAK e lumtur që familjes së tyre të madhe i është bashkuar edhe Capital T
ANAK ditën e djeshme ka mirëpritur sërish në zyrët e saj Capital T.
Kësaj here është rikthyer për të përmbushur premtimin e dhënë për Ledrin dhe Elionin.
Ambienti i organizatës është zbukuruar nga piano që Capitali ka sjellur si dhuratë për Elionin, i cili na ka mahnitur sërish me një performancë spontane.
Në anën tjetër Ledri ka shijuar maksimalisht pikturimin e tij kësaj here më ndryshe me shokun e tij Capon e me të cilin edhe ka shëtitur në gjiron e premtuar me veturë nën tingujt e këngës më të re të artistit.
ANAK është shumë e lumtur që familjes sonë të madhe i është bashkangjitur edhe Capital T me gadishmërinë e tij për të qenë krah kauzave mbështetëse për personat me autizëm.
Ky vit nuk mund të mbyllej më bukur se kaq me një shembull human që përkrah talentet dhe promovon veçantitë e personave me autizëm!
Pikturat janë në shitje dhe kontributet nga shitja e tyre shkojnë në mbulimin e shërbimeve terapeutike për fëmijët e familjeve me vështirësi socio ekonomike.