Amorim para derbit me City-n: Skuadra e mëdha mund të reagojnë në çdo moment
Trajneri i Manchester Unitedit, Ruben Amorim, ka folur para derbit me Manchester Cityn.
Dy rivalët e qytetit të Manchesterit do të përballen nesër pasdite në kryederbin e kësaj fundjavë në elitën e futbollit anglez.
Pavarësisht së City nuk po kalon formë të mirë, megjithatë, Amorim mendon se skuadra e mëdha mund të reagojnë në çdo moment.
“Skuadrat e mëdha mund të reagojnë në çdo moment. Ata janë në një pozicion më të mirë se ne për sa i përket të kuptuarit të lojës, mënyrës së lojës dhe besimit. Edhe në këto kohë, ne kemi shumë për të rregulluar në ekipin tonë”, ka thënë Amorim.
“Sigurisht që ne kemi një strategji për të provuar të fitojmë ndeshjen, duke pasur parasysh atë që ata kanë për të treguar, por ne jemi të fokusuar vetëm te ekipi ynë”, ka pohuar ai.
Derbi mes Man Unitedit dhe Man Cityt fillon në orën 17:30.