Amorim i qartë: Bruno Fernandes nuk është në shitje

Amorim i qartë: Bruno Fernandes nuk është në shitje

Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim, ka theksuar se Bruno Fernandes nuk është në shitje, pavarësisht interesimit të Real Madridit.

Kapiteni i ‘Djajve të Kuq’ është në ‘radarët’ e gjigantit spanjoll, i cili e sheh pasues ideal për Luka Modric.

Real Madrid pritet të testojë vendosmërinë e United me një ofertë prej 90 milionë paundësh për mesfushorin portugez.

“Jo, kjo nuk do të ndodhë. Ai nuk do të largohet sepse tashmë ia kam thënë këtë”, ka thënë Amorim për mediet britanike.

“Dua që Bruno të qëndrojë, sepse siç e kam thënë më parë, edhe në momentet më të vështira të sezonit tonë, objektivi ynë është të fitojmë sërish Premier League. Për këtë arsye, duam që lojtarët tanë më të mirë të vazhdojnë me ne. Ai është 29  vjeç, por ende është shumë i ri, pasi luan 50-55 ndeshje çdo sezon”.

“Mes golave dhe asisteve, ai kontribuon me të paktën 30 gola në sezon. Është lojtari i duhur për këtë klub dhe nuk do të largohet”, ka pohuar Amorim.

Share This