Amorim i “mbyll” karrierën Rashfordit: Më i mirë është trajneri 63-vjeçar i portierëve!

Amorim i “mbyll” karrierën Rashfordit: Më i mirë është trajneri 63-vjeçar i portierëve!

Në 11 takimet e fundit Markus Rashford nuk ka qenë asnjë herë i grumbulluar nga Junajtid dhe e ardhmja duket larg “Old Trafford”.

Në ditët e fundit sulmuesi anglez është thënë se ka pranuar edhe ulje page në mënyrë që të largohet nga Mançesteri.

Për të qartësuar edhe më shumë idetë e sulmuesit ka menduar edhe vetë trajneri i “Djajve të kuq”, Ruben Amorim. Ky i fundit pas fitores që mori skuadra e tij përballë Fulhamit komentoi se: “Arseyja përsë Markus  nuk është grumbulluar është po e njëjta. Unë vlerësoj lojtarët që impenjohen si në stërvitje edhe gjatë ndeshjeve. Nëse nuk shikoj impenjim nuk grumbulloj askënd. Mendoj se për momentin më mirë aktivizoj Vital (63-vjeçar, trajneri i portierëve) se sa një lojtar që nuk jep maksimumin”.

Mes të tjerash Amorim ka thënë edhe se eksperienca në Mançester e ka konsumuar. Luzitani mbush nesër 40 vjeç, por tha se ndihet si 50 pas disa javëve në Angli.

Share This