Amir Rrahmani që po e shijon lidhjen me Era Istrefin, ishte mungesa e madhe e Kosovës ndaj Izraelit
Me dy fitoret e fundit, në opinion janë shuar zërat për formën dhe ecurinë e Përfaqësueses së Kosovës sa i përket rezultateve.
Por, debati tash është zhvendosur në një temë tjetër, shkruan lajmi.
Në grumbullimin e fundit të Dardanëve, mungesat ishin kapiteni Amir Rrahmani dhe Edon Zhegrova.
Arsyet e mungesave ngjallën shumë debat në opinionin futbolldashës.
Amir Rrahmani, kapiten i Kosovës vendosi të luajë për Napolin në vend të Kosovës, kjo me marrëveshje me trajnerin e Kosovës.
Arsyeja ishte e papritur dhe tejet e çuditshme nga ana e tij. Kjo për shkak se ndaj Izraelit Kosova nuk ka ndonjë objektiv.
Vetëm një ditë pasi Kosova publikoi listën duke u konfirmuar edhe mungesa e Amir Rrahmanit, ky i fundit publikoi fotografi me të dashurën e tij, këngëtaren Era Istrefi duke vënë në dyshim tifozët se nuk bëhet fjalë për ndonjë lëndim, e që tek më pas u konfirmua arsyeja nga menaxheri i tij Adrian Aliaj.
Kur jemi te Amir Rrahmani, duhet theksuar se ai më parë erdhi te Kosova duke e lënë Kombëtaren shqiptare dhe se ai është një nga lojtarët më të disiplinuar te Kosova.
Po dalim tash te Edon Zhegrova. Një nga futbollistë ndoshta me formë më të mirë. Sulmuesi i Lille gjithashtu mungoi në grumbullimin e këtij muaji.
Te Edoni është situatë pak më ndryshe.
Zhegrova nuk është lejuar nga klubi t’i bashkohet Kosovës në ndeshjen kundër Izraelit, por vetëm ndaj Zvicrës dhe Bjellorusisë.
Këtë e ka konfirmuar edhe babai i tij, Lulzim Zhegrova, por që sipas këtij të fundit, Federata i ka thënë që meqenëse Lille nuk e lejoi ndaj Zvicrës, të mos ftohet as për dy ndeshjet tjera të Kosovës, atë ndaj Zvicrës dhe Bjellorusisë.
Mungesa e Zhegrovës natyrisht ngriti dilema në opinion, kjo për shkak edhe të asaj videos në Bukuresht ndaj Rumanisë ku u bë viral me trajnerin Primozh Gliha ku ky i fundit po tregohej i ashpër ndaj lojtarit.
Nuk është hera e parë që Kosovës i mungojnë futbollistët me arsye të ndryshme e nganjëherë edhe të çuditshme.
E dimë rastin edhe në “playoff” të Ligës së Kombeve vite më parë kundër Maqedonisë së Veriut, ku disa lojtarë munguan por që kishte dyshime sa i përket arsyeve të mungesave.
Sidoqoftë, e rëndësishme është që Kosova me ose pa këta lojtarë, i ka lënë prapa rezultatet negative dhe synon ta vazhdojë këtë ritëm dhe të bëhen gati për kualifikimet tjera, ato të Botërorit të ardhshëm.
Ndeshja e radhës e Kosoës zhvillohet në Basel ndaj Zvicrës më 18 nëntor, ndërsa tri ditë më vonë e pret Bjellorusinë në “Fadil Vokrri”.