Ambasadori italian: Mbështesim një Kosovë të sigurt dhe multietnike

Ambasadori italian: Mbështesim një Kosovë të sigurt dhe multietnike

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur dje në takim ambasadorin italian në Kosovë, Antonello De Riu.

Një ditë pas këtij takimi Ambasada Italiane ka publikuar njoftimin për këtë takim duke bërë të ditur se është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend.

Mes tjerash është theksuar se Italia mbështetë një Kosovë të sigurt dhe multietnike.

“Ambasadori Antonello De Riu u takua me Presidenten Vjosa Osmani, për të diskutuar zhvillimet e fundit. Në bisedë u theksua mbështetja e vendosur e Italisë për një Kosovë të sigurt dhe multietnike. Takimi shërbeu gjithashtu si një mundësi për të dërguar urime për DHM në largim Ugo Ferrero”, thuhet në njoftim.

Share This