Ambasadori i SHBA-së i rreptë në OKB: Kosova Asociacionin, Serbia llogaridhënie të plotë për Banjskën
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OKB, Robert A. Wood, ka folur për epilogun e normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë, ku u shpreh se mbetet njohja eventuale e ndërsjellë.
Megjithatë, në Këshillin e Sigurimit, ai përsëriti qëndrimin shqetësues amerikan, mbi veprimet siç tha të pakoordinuara të qeverisë kosovare, që nuk përkojnë me zotimet për të bashkëpunuar me BE-në për dialogun.
“Këto veprime ndikojnë te ata të cenueshmit dhe komunitetet pakicë dhe minojnë rrugën për normalizim mes Kosovës dhe Serbisë”.
Tutje veç kritikave, ai pati edhe kërkesë drejt autoriteteve të Kosovës. ”Asociacioni duhet të themelohet”, tha mes tjerash ai.
Derisa në OKB, llogaridhënie të plotë, ai ka kërkuar nga Serbia, për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë.
“Për mbi një vit nga sulmi paraushtarak serb në Banjskë dhe Serbia s’ka bërë progres për llogaridhënie”. ”E as Milan Radojçiqi”.
“Kërkojmë llogaridhënie të plotë”, u shpreh ambasadori Wood, para të pranishmëve, seancë në të cilën Kosovën po e përfaqëson kryediplomatja, Donika Gërvalla –Schwarz.