Ambasadori Hovenier uron Dardanet e reja: Vazhdoni ta bëni Kosovën krenare
Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll në konkurrencën e fermave, tashmë është kthyer nga Tashkenti i Uzbekistanit, ku të dielën e siguroi kualifikimin në Kampionatin Botëror.
Dardanet e reja për herë të parë do të jenë pjesë e Kampionatit Botëror, që gjatë kësaj verë do të mbahet në Kinë.
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, uroi ekipin për femra U-18 në hendboll, dhe kërkoi që ta bëjnë krenare Kosovën.
“Urime të ngrohta për ekipin e Kosovës për femra U-18 në hendboll dhe Federatës së Hendbollit të Kosovës për fitoren tuaj historike dhe kualifikimin në Kampionatin Botëror. Ju vazhdoni ta bëni Kosovën krenare!”, ka shkruar ambasadori Hovenier.