Ambasadori francez mirëpret vendimin e qeverisë për heqjen e ndalesës për mallrat serbe
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka reaguar në lidhje me vendimin e qeverisë Kurti për heqjen e masës për mallrat serbe.
Sipas tij, qasja multilaterale e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve sjell fryte të qëndrueshme.
“E mirëpres vendimin e Qeverisë së Kosovës për hapjen e pikës kufitare Merdare për mallra nga Serbia. Ky është një vendim i rëndësishëm që mundëson progres në integrimin rajonal (procesi i Berlinit) dhe drejt integrimit evropian. Qasja multilaterale e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve sjell fryte të qëndrueshme”, ka shkruar Guerot në platformën “X”.