Ambasadori francez kthehet në Kosovë pas takimit me Macron: Gati për të vazhduar bashkëpunimin

Ambasadori francez kthehet në Kosovë pas takimit me Macron: Gati për të vazhduar bashkëpunimin

Ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot ka njoftuar ka marrë pjesë në Konferencën Vjetore të Ambasadorëve në Paris.

Guerot përmes një shkrimi në llogarinë e tij në “X”, ka thënë se pati fjalime inspiruese, duke përfshirë këtu edhe nga presidenti francez, Emmanuel Macron.

Ai ka shtuar se është gati për vazhdimin e bashkëpunimit Kosovë-Francë.

“Duke u larguar nga Parisi përmes terminalit ikonik të aeroportit për në Prishtinë, pas Konferencës vjetore të Ambasadorëve me fjalime inspiruese nga Emmanuel Macron, Jean-Noel Barrot dhe Farncois Bayrou, si dhe shumë takime me kolegë. Gati për të vazhduar bashkëpunimin mes Kosovës dhe Francës në vitin 2025” – ka thënë Guerot.

Share This