Ambasada SHBA-së në Kosovë kujton Albright-in në trevjetorin e vdekjes

Ambasada SHBA-së në Kosovë kujton Albright-in në trevjetorin e vdekjes

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë e ka përkujtuar ish-sekretaren e Shtetit, Madeleine Albright, në trevjetorin e vdekjes. Ambasada e vlerëson figurën e saj si një nga diplomatet më të larta të kombit amerikan dhe personifikim i ëndrrës amerikane.

Në një postim në platformën ‘X’, Ambasada e SHBA-së në Kosovë shkruan se lidershipi i saj i guximshëm në Ballkan shpëtoi jetë të panumërta, veçanërisht me Kosovën.

“Duke nderuar jetën dhe trashëgiminë e Sekretares së parë femër të Shtetit, Madeleine Albright gjatë WomensHistoryMonth. Diplomate më e lartë i kombit tonë është Sekretare e Shtetit – personi i ngarkuar me zbatimin e politikës së jashtme të Presidentit, forcimin e marrëdhënieve diplomatike në mbarë globin dhe menaxhimin e një fuqie të madhe punëtore globale. Jeta e Madeleine Albright ishte personifikimi i ëndrrës amerikane dhe lidershipi i saj i guximshëm në Ballkan shpëtoi jetë të panumërta. Përparimi i Kosovës është një nderim i vazhdueshëm për trashëgiminë e saj”, ka shkruar Ambasada e SHBA-së.

Madeleine Albright vdiq më 23 mars 2022, në moshën 84-vjeçare. Ajo ishte gruaja e parë e zgjedhur Sekretare e Shtetit e ShBA-së në vitin 1997, e cila ka shërbyer në Administratën e Bill Clintonit në një kohë lufte në Kosovë. Emri i saj mbetet i paharruar në Kosovë, pikërisht për rolin e saj për çlirim.

Share This