
Ambasada e SHBA-së, reagon pas mbylljes së zyrave Serbisë
Ambasada amerikane në Kosovë, ka reaguar në lidhje me mbylljet e zyrave të mirëqenies së Serbisë në Kosovë.
Në një postim në platformën X, ambasada amerikane në Prishtinë, thotë se ndihet e shqetësuar dhe se mbylljet e këtyre zyrave janë bërë pakoordinim dhe rrezikojnë të krijojnë pasoja negative për të ardhmen e Kosovës në Evropë dhe marrëdhëniet dypalëshe.
“Ambasada e SHBA është e shqetësuar nga mbylljet e papritura dhe të pakoordinuara të zyrave të mirëqenies së Serbisë në Kosovë. Këto dhe veprime të ngjashme ndikojnë negativisht në mijëra qytetarë të Kosovës dhe rrezikojnë të krijojnë pasoja negative për të ardhmen e Kosovës në Evropë dhe marrëdhëniet tona dypalëshe”, thuhet në reagim.