
Ambasada e ShBA-së për diplomimin e 344 rekrutëve të FSK-së: Krenarë që festojmë këtë moment historik
344 rekrutë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë diplomuar në një ceremoni që është mbajtur në Komunën e Ferizajt.
Atasheu i Mbrojtjes, Kolonel Berg, nga ambasada amerikane, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e diplomimit të rekrutëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ambasada amerikane ka thënë se është krenare që po e feston këtë moment historik bashkë me Kosovën.
“Jemi krenarë që festojmë këtë moment historik të rëndësishëm së bashku, përkushtimi, disiplina dhe përkushtimi juaj për shërbim shënojnë fillimin e një rrugëtimi fisnik në mbrojtjen e vlerave tona të përbashkëta demokratike”, ka shkruar Ambasada e ShBA-së në faqen e vet në “Facebook”.