Ambasada amerikane: DASH po punon me Kosovën për të luftuar korrupsionin

Ambasada amerikane: DASH po punon me Kosovën për të luftuar korrupsionin

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka bërë të ditur se Departamenti Amerikan i Shtetit është duke punuar ngushtë përfshirë edhe Kosovën, për të forcuar hetimin dhe luftimin e korrupsionit.

Në një postim në rrjetet sociale ambasada amerikane thekson se korrupsioni minon demokracinë, nxit paqëndrueshmërinë dhe kërcënon sigurinë globale.

“Departamenti Amerikan i Shtetit po punon me partnerë anembanë globit, përfshirë Kosovën, për të forcuar hetimin dhe ndjekjen penale të korrupsionit, promovimin e transparencës dhe fuqizimin e shoqërisë civile dhe mediave të pavarura për të ekspozuar korrupsionin dhe për të avancuar reformat”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kosovë.

Share This