
Amar Muqolli, lojtari më i mirë në IHF Trophy Intercontinental
Amar Muqolli ka shkëlqyer në IHF Trophy Intercontinental. Ai udhëhoqi Kosovën U18 drejt triumfit, përkatësisht drejt kualifikimit në Kampionat Botëror.
Rrjedhimisht Muqolli u shpall lojtari më i mirë (MVP) i kampionatit.
Në shtatëshen më të mirë janë përzgjedhur tre hendbollistë të Kosovës.
Muqolli u shpall beku i djathtë më i mirë, Olsi Mulaj, beku i majtë më i mirë, ndërsa Olt Kabashi u shpall portieri më i mirë në fazën ndërkontinentale të IHF Trophy.