Alvaro Morata i thotë “PO” Como-s

Alvaro Morata i thotë “PO” Como-s

Sulmuesi spanjoll, Alvaro Morata është shumë pranë transferimit tek Como në Serie A.

Sipas medieve italiane, sulmuesi i Kombëtares së Spanjës i ka thënë “PO” ofertës së klubit italian, ndërsa gjithçka tashmë varet nga marrëveshja mes klubeve.

Pikë kyçe në këtë transferim të mundshëm është trajneri Cesc Fabregas, i cili ka raporte të shkëlqyer me Moratën.

Dyshja kanë qenë bashkëlojtarë skuadre në kombëtaren spanjolle dhe kjo lidhje ka ndikuar ndjeshëm në vendimin e sulmuesit.

Siç raportohet, aktualisht po zhvillohen bisedime mes Galatasaray dhe AC Milan, meqë kuqezinjtë janë gjithashtu të përfshirë në skenën e transferimit, për të përcaktuar kushtet e largimit të Moratës.

Morata, me përvojë të pasur në La Liga, Serie A dhe Premier League, do të ishte një përforcim i bujshëm për Como-n, që duket i vendosur të bëjë një transferim të guximshme për të lënë gjurmë në sezonin e ri të Serie A.

Share This