Alvarez: Trofeu i Ligës së Kampionëve ishte një ëndërr
Sulmuesi i Manchester Cityt, Julian Alvarez, ka thënë se trofeu i Ligës së Kampionëve ishte një ëndrrë për të.
Man City e kishte mposhtur Interin në qershorin e kaluar në finalen e madhe të elitës së futbollit evropian.
Alvarez, i cili është një nga lojtarët kryesor në skuadrën e Pep Guardiolës, thotë se Liga e Kampionëve është trofeu më i rëndësishëm për çdo lojtarë.
“Fitimi i Ligës së Kampionëve është trofeu që ëndërron çdo lojtarë. Të luash në nivel të tillë dhe të shënosh gola në fazën e grupeve si dhe gjysmëfinale kundër Real Madridit, të ndihmon shumë në aspektin personal”, ka thënë Alavrez.
Kampioni i Botës me Argjentinën beson se skuadra e tij, edhe këtë sezon të garave, mund të shkojë deri në fund të garës në Ligën e Kampionëve.