Alonso qetëson tifozët: Nuk largohem nga Leverkuseni

Alonso qetëson tifozët: Nuk largohem nga Leverkuseni

Trajneri i Bayer Leverkusenit, Xabi Alonso, i ka siguruar tifozët e skuadrës së tij se nuk do të largohet nga Levekuseni.

Strategu spanjoll është i lidhur me Liverpoolin si pasardhës i Jurgen Klopp. Gjermani tashmë e ka konfirmuar se do të largohet nga “Anfield” në fund të sezonit.

“Spekulimet janë normale, por unë jam i fokusuar te Bayer Leverkusen”, ka thënë Alonso.

“Jam shumë i lumtur këtu. Lajmi për Klopp padyshim se ishte një surprizë. Unë e respektoj dhe e admiroj për atë që bëri në Liverpool.  Por, për momentin unë po e shijoj atë që po bëj këtu, në Leverkusen”.

“Nuk e di se çfarë do të ndodhë më pas, por nuk më intereson të mendoj për këtë tani”, ka theksuar Alonso.

Share This