
Alonso paralajmëron lojtarët: Kush nuk vrapon, nuk luan
Trajneri i ri i Real Madridit, Xabi Alonso, ka dhënë një mesazh të qartë për lojtarët e tij menjëherë pas mbërritjes në SHBA, ku skuadra madrilene do të debutojë këtë të mërkurë në Botërorin e Klubeve.
Sipas mediave spanjolle, Alonso ka mbajtur një fjalim të prerë dhe motivues përpara skuadrës, duke vendosur dy kushte bazë për këdo që aspiron një vend në formacionin titullar.
“Ata që nuk vrapojnë dhe nuk sakrifikojnë në fushë, nuk do të luajnë”, ka thënë Alonso.
Real Madridi aventurën në këtë turne të madh do ta nis kundër skuadrës saudite Al Hilal, sfidë kjo që do të luhet në “Hard Rock Stadium” të Miamit prej orës 21:00.
‘Los Blancos’ janë një nga skuadrat favorit për të triumfuar në këtë turne të parin të këtij lloji.