Alonso largohet nga Barça, por jo nga La Liga
Muaji janar mund ta gjej me klub të ri mbrojtësin Marcos Alonso-n.
Ish-futbollisti i Chelsea-s, duket se gjatë këtij muaji, do të largohet nga Barcelona.
Alonso nuk po kalon periudhë të mirë në skuadrën e Xavi Hernandez, dhe sipas mediave iberike, lojtari gjatë afatit kalimtar të këtij muaji, do të largohet nga klubi katalonas.
Megjithatë, Alonos thuhet se do të mbetet në La Ligën spanjolle, pasi që lojtari mund të transferohet tek Atletico Madrid.
Trajneri Diego Simeones, kërkon një mbrojtës për pjesën e dytë të garave, dhe Alonso mësohet se është dëshira e strategut argjentinas.