Alonso: Ju tregoj problemin më të madh me veturat moderne

Alonso: Ju tregoj problemin më të madh me veturat moderne

Fernando Alonso ka kaluar aq kohë në pistat e Formulës 1 sa përshtypjet e tij mbi veturat e sotme kanë një vlerë të veçantë.

Siç dihet piloti spanjoll debutoi në botën e shpejtësisë së lartë në 2001-in me Minardin ndërsa sot rivalizon ende me më të mirët duke drejtuar veturën e prodhuar nga Aston Martin.

I gjendur në këtë kontekst, 42-vjeçari ka thënë mendimin e vet sa i përket evolucionit të veturave.

“Sot e kam më të vështirë të kuptoj makinën. Kjo vështirësi pasqyrohet edhe në punën e përditshme pasi nuk mund të ndihmoj sa do të doja mekanikët për të bërë ndërhyrjet e duhura. Kur jam në garë ose në xhirot e shpejta kualifikuese kam ndjesi se jam i shpjetë dhe do të renditem mes vendeve të para, por kur shikoj tabelën vë re emrin tim në mesin e klasifikimit. Siç thash edhe më parë veturat sot janë të vështira për tu kuptuar. Kjo gjeneratë veturash është shumë komplekse”, shpjegoi Alosno.

Share This