
Alonso do të drejtojë Realin në Botërorin e Klubeve
Sipas shtypit spanjol Shabi Alonso do të jetë trajner i Realit të Madridit përpara se të nisi Botërori për Klube. “Marca” bën me dije se plani i Realit të Madridit është i qartë sa i përket pankinës pasi me largimin e Ançelotit vendi i teknikut do të pasohet menjëherë nga Alonso.
Edhe pse për disa ditë u përfol se Reali po mendonte për një zgjidhje provizore (u përfol emërimi i Solarit) thuhet se drejtuesit kanë preferuar që të ndjekin një rrugë më të sigurt. Siç dihet Kupa e Botës për Klube do të jetë një event ku FIFA do të shpërndajë deri në 150 milionë euro dhe për këtë motiv Reali kërkon që të futet në garë për qëndruar sa më shumë.