Allegri vjen me deklaratë interesante pas fitores së madhe kundër Milanit
Pa xhaketë dhe kravatë, njësoj si kundër Karpit në 2015, kështu Masimiliano Allegri e përmbylli ndeshjen e fituar nga Juventusi i tij me rezultatin 1-0 ndaj Milanit në “San Siro”.
Në prononcimin e dhënë pas kësaj supersfide të vendosur nga goli i Locatelit, Allegri ndër të tjera u shpreh:
“Ishte një ndeshje e luajtur mirë në nivel mbrojtës nga ne. Pasi mbetëm në epërsi numerike, në pjesën e dytë nuk e nisëm shumë mirë, pastaj pas menaxhimit të topit, në pjesën e fundit duhej bërë më mirë, pa i dhënë mundësi Milanit të kundërsulmonte, sepse Leao është në gjendje të bëjë diferencën. Episodet ishin në favorin tonë Kishte kaluar një kohë e gjatë që kur kishim fituar kundër Milanit, jam i lumtur.
Juventusi për titull? Nuk është një ndeshje që vendos: Interi, Milani dhe Napoli janë favoritët. Ne gjithmonë synojmë të kthehemi në Champions League.
Sonte jam i lumtur që një djalë nga i datëlindjes 2005 (Huijsen) bëri debutimin e tij dhe hyri me qetësi të madhe. Ai është një lojtar që do të ketë një karrierë e madhe. Ai bëri diçka nga Çiro Ferrara.
U zemërova në fundin e ndeshje, , konkretisht, sepse në disa situata me 10 kundër 11 në avantazh duhet të nxitosh më pak për të mbyllur aksionin”, deklaroi Allegri. /PS/